Ky është shqiptari i Kosovës, që flitet për rreth një milion franga! Mediumi zviceran jep disa detaje

Futboll

Ky është shqiptari i Kosovës, që flitet për rreth një milion franga! Mediumi zviceran jep disa detaje

Nga: K.Goca Më: 8 maj 2024 Në ora: 15:04
Valmir Matoshi

Valmir Matoshi është një nga talentet më të mëdhenj në Challenge League. 

Ai është pjesë e skuadrës së Thun-it, por që e synon Sioni.

“Javë të nxehta po vijnë për FC Thun. Ngritja direkte në Superligë është ende e mundur.

Megjithatë, nuk është një punë e lehtë. Me tre ndeshje para përfundimit të garës, diferenca ndaj liderit Sion është vetëm tre pikë”, shkruan mes të tjera media zvicerane “Blick”.

"Valmir Matoshi (20 vjeç), me nënshtetësi të dyfishtë Zvicër-Kosovë, po kërkohet shumë në afatin kalimtar.

E logjikshme duke pasur parasysh performancën e tij dhe situatën e kontratës.

Kontrata e tij është deri në vitin 2025, si talenti tjetër i Thun, Daniel Dos Santos (20). Klubi së shpejti do të duhet të vendosë, ose do të zgjerohet me ta ose do të përfitojë nga një transferim”, shkruan më tej.

Shenjat po tregojnë për lamtumirën e Matoshit nga Thun.

Disa klube kanë shprehur interesimin e tyre javët e fundit. Këto përfshijnë klube nga Holanda dhe një nga Bundesliga e 2-të. 

FC Basel kontaktoi Matoshin gjatë dimrit.

Thun janë entuziastë për cilësitë e lojtarit të Kombëtares U21 dhe duan ta orientojnë drejt Valais.

Ajo që i tërheqë veçanërisht ata ishte fleksibiliteti i tij.

Ai mund të përdoret në disa pozicione në mesfushë, është i fortë në duele.

Tani varet nëse skuadra e Sionit e përmbush kërkesën e Thunit. Flitet për rreth një milion franga.

Një gjë është e qartë: e ardhmja e Matoshit është në Superligë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat