Mësoni formacionet zyrtare të takimit Tirana-Vllaznia

Futboll

Mësoni formacionet zyrtare të takimit Tirana-Vllaznia

Më: 8 maj 2024 Në ora: 15:06
Vllaznia

Klasikja e futbollit shqiptar kthehet edhe njëherë sot në orën 16:00, Tirana do të përballet me Vllazninë me takimin të vlefshëm për javën e 35-të të Abissnet Superiore.

Kryeqytetasit vijnë nga një periudhë tepër e vështirë, ku tentojnë të bëjnë maksimumin dhe të mund të arrijnë vendin e katërt, pozicion që të dërgon në “Final 4” bashkë me Egnatian, Partizanin dhe kundërshtarin që bardheblutë do të kenë sot, Vllaznisë.

Nga ana tjetër, shkodranët vijnë nga 2 fitore radhazi kundër Egnatias dhe Dinamos.

Ata synojnë që të ngjiten në vendin e parë të renditjes, në rast të një fitoreje sot në “Air Albania” dhe shpresës se rrogozhinasit mund të bëjnë një hap fals kundër Dinamovitëve.

FORMACIONET ZYRTARE

TIRANA (4-3-3): Selmani; Deliu, Hoxhallari, Mici, Përgjoni; Lushkja, Meta, Jonuzi; Haxhiu, Abazaj, Patrik | Trajner: Erbim Fagu

VLLAZNIA (4-3-3): Qarri; Sala, Pusi, Juriç, Jago; Alivoda, Boshnjaku, Ajdareviç; Çoba, Balaj, Sala | Trajner: Tomas Brdariç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat