Hyn në historinë e Ligës së Kampioneve

Futboll

Hyn në historinë e Ligës së Kampioneve

Më: 8 maj 2024 Në ora: 23:37
Pamje nga ndeshja

Hyn në historinë e Ligës së Kampioneve!

Alfonso Dejvis ka shkruar emrin e tij në historinë e Ligës së Kampioneve me golin që shënoi në minutën e 68 të ndeshjes mes Real Madrid dhe Bajern Mynih.

Ky ishet goli i tij i parë me fanellën e Bajern Mynih në Ligën e Kampioneve dhe rezultoi të ishte njëkohësisht edhe goli i parë që një lojtar i cili e niste ndeshjen nga stoli, shënonte për bavarezët në një gjysmëfinale të këtij turneu.

Njëkohësisht, anësori i majtë u bë lojtari i parë kanadez i cili shënonte një gol në fazën me eliminim direkt të Ligës së Kampioneve.

Reali ngadhënjeu me përmbysje të çmendur e në tre minutat e fundit, me rezultat 2:1 ndaj Bayern Munihut, në mbrëmjen e çmendur në “Santiago Bernabeu”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat