Ma turp nuk ka, Shqipëria e Serbia e kërkojnë së bashku!

Futboll

Ma turp nuk ka, Shqipëria e Serbia e kërkojnë së bashku!

Nga: K.Goca Më: 9 maj 2024 Në ora: 11:57
Stadiumi Air Albania

Shqipëria dhe Serbia kërkojnë së bashku të organizojnë Kampionatin Evropian për U21 në vitin 2027.

Kërkesa e përbashkët është dorëzuar në UEFA, të paktën kështu shkruan në një storje të publikuar nga gazetari Blendi Fevziu!

Nëse kjo vërtetë është bërë nga presidenti i Federatës së Futbollit Shqiptar, Armando Duka, kjo më nuk ka kuptim!

Image

Armando Duka e Blendi Fevziu

Përse kërkesën me Serbinë që e sulmon nga të gjithë anët Republikën e Kosovës dhe mundohet ta pengojë në çdo garë sportive.

Jo z. Duka, më Serbi nuk të duhet asgjë e përbashkët që të organizosh, veç kujtoje 14 tetorin e vitit 2014, se si keni kaluar me kombëtaren e Shqipërisë dhe para 32 mijë serbëve në stadium.  


Çka nëse Kosova kualifikohet, a do t’i lejohet të paraqitet po e zëmë në Beograd!?

Pak ka rëndësi kjo, Kosova është shtet dhe as fare nuk intereson se kush është Beogradi e Serbia.

"Shqiperia dhe Serbia kerkojne zyrtarisht te organizojne se bashku Kampionatin Europian te futbollit per 21 vjecaret.

Kerkesa e perbashket eshte dorezuar ne UEFA dhe pritet te marre pergjigje. Po si do ndodhe kjo", ka shkruar mes të tjera Fevziu.

“Në 2027 ne jemi vend kandidat për të organizuar Kampionatin Evropian për U-21.

Duke qenë se ne nuk plotësojmë kushtet për të organizuar një kampionat vetëm në Shqipëri, pasi duhen tetë stadiume minimalisht, ne jemi bashkuar me Serbi në një kandidaturë për të organizuar një kampionat në Shqipëri dhe Serbi”, ka thënë Duka.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat