Të gjithë 'sy e veshë' në “Elbasan Arena”

Futboll

Të gjithë 'sy e veshë' në “Elbasan Arena”

Më: 9 maj 2024 Në ora: 13:45
Pamje nga një ndeshje

Të gjithë 'sy e veshë' në “Elbasan Arena”!

Ditën e sotme do të luhet ndeshja e fundit e Kategorisë së Parë. Kështu Bylis – Elbasani do të ulë siparin e këtij sezonit, teksa në “Elbasan Arena” dy ekipet do të vihen përballë njëra-tjetrës në orën 17:00.

Një duel pa shumë rëndësi, i cili do të vlejë për statistikë, pasi Elbasani është shpallur kampionë i Kategorisë së Parë dhe ka siguruar ngjitjen në Superiore së bashku me Bylisin.

Por ditën e sotme në Elbasan do të jetë festë.

Skuadrës së Nevil Dedes do t’i dorëzohet trofeu i kampionit dhe vendasit kanë oragnizuar një festë për të festuar bashkë me tifozët këtë arritje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat