Motta për Ancelotti-n: Ja cili është sekreti i tij

Futboll

Motta për Ancelotti-n: Ja cili është sekreti i tij

Më: 9 maj 2024 Në ora: 17:49
Thiago Motta

Duke folur në konferencën për shtyp, trajneri i Bologna-s, Thiago Motta, foli edhe për ndeshjen e fituar dje nga Real Madrid ndaj Bayern Munich:

“Një ndeshje e bukur siç ndodh shpesh me Real Madridin. Më pëlqen shumë të shoh një lojë të bukur edhe pse, po, Real Madrid sigurisht që ka një nga trajnerët më të mirë në botë, transmeton shumë.

“Gjithashtu për këtë arsye ai është një nga më të mirët në botë nëse jo më i miri në botë. Unë e kam pasur Carlon si trajner, ai arrin të marrë maksimumin nga lojtarët e tij, i bën ata të përgjegjshëm.

“Carlo është i tillë, askush nuk mund ta kopjojë atë.

“Është e pamundur të jesh si ai, ai di si të të bëjë të përgjegjshëm, por di të lehtësojë tensionin para një ndeshjeje të rëndësishme, ai i merr të gjitha edhe duke përtypur çamçakëz.

“Ai është i zoti të mos transmetojë tension te njerëzit e tij, nuk ma bëri as mua: më bëri përgjegjës, por diti të më linte të qetë duke më lënë të shprehem sa më mirë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat