Një ndër lojtarët më të ashpër pas eliminimit mbrëmjen e djeshme te Bayerni ka qenë padyshim Thomas Muller.
Duke folur për gazetarët pas duelit, ai tha se e kishte përjetuar edhe më parë në situatë të tillë në Madrid, duke kujtuar një tjetër eliminim me polemika.
“Gjyqtari nuk shkoi te VAR-i. As nuk i dha vetes mundësinë që ta shihte. Një situatë e tillë është shumë e çuditshme Është një vendim i pabesueshëm.
Zakonisht na lejojnë të vrapojmë tre metra derisa vërshëllejnë bilbilin.
Nuk e di se çfarë ndodhi. E trishtë, por kjo ndodh shumë dhe vazhdimisht në Madrid. Mua më ka ndodhur në vitin 2017 me dy gola të Cristiano Ronaldos …
Por ajo ishte para VAR-it”, tha Muller para gazetarëve duke kujtuar fitoren 4-2 të madrilenëve.