Rikthehen në Superligë

Futboll

Rikthehen në Superligë

Më: 9 maj 2024 Në ora: 20:15
AF Elbasani

AF Elbasani është kurorëzuar sot ekipi kampion i Kategorisë së Parë për sezonin 2023/2024 duke siguruar edhe ngjitjen në “Abissnet Superiore”.

Së bashku me AF Elbasanin në sezonin e ardhshëm pjesë e kampionatit elitar të Shqipërisë do të jetë edhe ekipi i Bylisit që e ka mbyllur në vendin e dytë këtë sezon në Kategorinë e Parë.

Të dyja skuadrat kanë dominuar këtë sezon në kampionat dhe përsa i përket vendit të parë gjithçka u vendos vetëm në javën e parafundit, ku AF Elbasani siguroi matematikisht vendin e parë në renditje.

Në stadiumin “Elbasan Arena” ishte një festë e vërtetë ndeshja e fundit e kampionatit mes AF Elbasanit dhe Bylisit, që përfundoi me rezultatin 3-2 për verdheblutë.

Pas përfundimit të takimit u organizua edhe ceremonia për kurorëzimin e ekipit kampion nga Federata Shqiptare e Futbollit ku i pranishëm ishte Presidenti i FSHF-së, Armand Duka dhe Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku.

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i dorëzoi medaljet dhe titullin kampion ekipit të A.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat