Aston Villa është besimplotë

Futboll

Aston Villa është besimplotë

Më: 9 maj 2024 Në ora: 23:46
Logo e Aston Villës

Aston Villa është besimplotë se mund të nënshkruajë me Michael Olise në merkaton e verës.

Për yllin francez të Crystal Palace ka shprehur interesim edhe Arsenali dhe Manchester United, por së fundmi edhe Aston Villa ka fituar shumë terren, për shkak të sezonit fantastik në Premier League, teksa në sezonin e ardhshëm do të luajnë në Champions League dhe ky fakt mund të jetë një motiv shtesë se përse Olise mund të zgjedhë si destinacion Villa Park.

Pasiguria për një vend titullari tek Arsenali, pasi në krahun e djathtë të sulmit aktivizohet Bukayo Saka dhe paqëndrueshëria e Manchester United, mund të shtyjnë Olise që të zgjedhë skuadrën e Unai Emery.

Këtë sezon, Leon Bailey është aktivizuar si sulmues i djathtë për Aston Villa, por ka vuajtur shpesh rënien nga forma.

Në 17 ndeshje të luajtura në Premier League, Olise ka shënuar 9 gola dhe ka dhënë 4 asiste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat