De Laurentiis “i shkel syrin” Gaseperinit!

Futboll

De Laurentiis “i shkel syrin” Gaseperinit!

Më: 10 maj 2024 Në ora: 15:42
Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis

De Laurentiis “i shkel syrin” Gaseperinit!

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis ka zbuluar së fundmi se Atalanta dhe në veçanti trajnerin e saj, Gian Piero Gasperini-n e ndjek gjithmonë me shumë interes.

Në një prononcim të fundit për mediat, numri një i klubit të Napolit u pyet për mundësi që sezonin e ardhshëm skuadra e tij të drejtohet nga Gasperini dhe ai nuk dha një përgjigje të prerë, por as nuk e mohoi simpatinë për punën e trajnerit të bergamaskëve.

“Ndeshjet e Atalanta i shikoj gjithmonë me shumë interes sepse ata kanë një trajner shumë të mirë, lojtarë të shkëlqyer dhe luajnë futboll shumë interesant”, deklaroi De Laurentiis.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat