Palmeri, lojtari i muajit prill në Premierligë

Futboll

Palmeri, lojtari i muajit prill në Premierligë

Më: 10 maj 2024 Në ora: 16:45
Palmeri

Pritja e gjatë e Chelseat për fituesin e çmimit Lojtari i Muajit në Premierligë më në fund i është dhënë fund nga Cole Palmer.

Sulmuesi anglez mori çmimin për prillin, pasi realizoi shtatë gola në vetëm katër ndeshje.

Palmeri e hapi muajin duke shënuar një hat-trick, duke përfshirë golat në minutat e 100-të dhe të 101-të, teksa Chelsea fitoi ndaj Manchester United në një thriller me shtatë gola.

Ndërkohë në fitoren e të Kaltërv ndaj Evertonit me rezultat 6-0 ai realizoi tre gola brenda 29 minutave dhe më pas të katërtën nga penaltia.

Palmeri, me ndikim të jashtëzakonshëm, pati gjithashtu një asistim për Noni Madueke në barazimin 2-2 ndaj Sheffield Unitedit.

E premtja shënoi herën e parë që 22-vjeçari fitoi çmimin e lojtarit të muajit në Premierligë.

Palmeri është lojtari i parë i Chelseat që e fiton çmimin e lojtari të muajit që nga Eden Hazard tashmë i pensionuar, i cili u largua nga klubi në vitin 2019. Ish-futbollisti belg mori çmimin në shtator 2018.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat