Berisha shkëlqen në Rusi

Futboll

Berisha shkëlqen në Rusi

Më: 10 maj 2024 Në ora: 18:15
Bernard Berisha

Akhmat Grozny ka regjistruar fitore ndaj Krylya Sovetov, në kuadër të javës së 28-të në Premierligën e Rusisë.

Kjo skuadër triumfoi në udhëtim me rezultatin e pastër 0:2, ku ndër më meritorët ishte edhe Bernard Berisha.

Reprezentuesi i Kosovës fillimisht asistoi te goli i Mohamed Konata (45+1′), e më pas shënoi në minutën e 62-të për të vulosur fitoren e Akhmat Groznyt.

Grozny pas kësaj fitore ka 35 pikë dhe renditet në pozitën e dhjetë në tabelë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat