Mbappe merr vendimin: Do largohem nga PSG-ja

Futboll

Mbappe merr vendimin: Do largohem nga PSG-ja

Më: 10 maj 2024 Në ora: 20:41
Francezi Kylian Mbappe

Francezi Kylian Mbappe ka lajmëruar zyrtarisht se do të largohet nga Paris Saint Germain në fund të sezonit. Futbollisti francez ka thyer heshtjen dhe ka lajmëruar përmes një video mesazhi “përshëndetjen finale” me PSG-në dhe tifozët e tij.

Ai shprehet mes tjerash se nuk do të vazhdojë kontratën me kampionët e Francës, por do largohet.

“Doja të flisja me ju tifozët e PSG-së. Gjithmonë kam thënë se do të flisja me ju kur të ishte koha e duhur.

Doja t’u tregoja të gjithëve se ky është viti im i fundit në PSG. Nuk do të vazhdoj kontratën dhe do të largohem.

Do t’i jap fund aventurës time pas disa javësh. Do të luaj ndeshjen time të fundit në Parc des Princes të dielën”, tha Mbappe.

Mbappe do të luajë ndeshjen e fundit në” Parc de Princes” të dielën ku PSG pret Toulousen.  

Ylli francez ka falënderuar klubin, të gjithë trajnerët me të cilët ka punuar te PSG, por edhe tifozët për përkrahjen e madhe. Mbappe nga 306 ndeshje të luajtura me PSG-në, ka shënuar 255 gola dhe ka dhuruar 108 asiste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat