Sulmuesi nuk mendon vetëm për këtë

Futboll

Sulmuesi nuk mendon vetëm për këtë

Më: 10 maj 2024 Në ora: 21:44
Myrto Uzuni

Myrto Uzuni ka shënuar 11 gola në La Liga deri tani, por sulmuesi nuk mendon vetëm për këtë, por edhe të mbrojë. Beratasi i Kombëtares shqiptare është mes lojtarëve sulmuesë që mendon edhe për prapavijën.

Uzuni është i shtati në renditjen e 5 kampionateve elitarë të kontinentit në raportin e publikuar nga Qendra Ndërkombëtare për Studimet në Sport.

Të dhënat statistikore në fazën mbrojtëse dhe presioni i ushtruar nga kundërshtarëve ka bërë që Myrto Uzuni të vlerësohet me 79.2 pikë. Renditja udhëhiqet nga koreanojugori i Totenhemit, Son.

Në këtë klasifikim të veçantë janë përfshirë sulmues të cilët janë aktivizuar të paktën 1200 minuta deri më datën 1 maj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat