Trpçevski do të gjykojë derbin e madh, Shkendija - Struga Trim Lum 

Futboll

Trpçevski do të gjykojë derbin e madh, Shkendija - Struga Trim Lum 

Nga: K.G. Më: 10 maj 2024 Në ora: 22:10
Pamje nga një ndeshje

Ndeshja më e rëndësishme e sezonit, e cila do të vendosë se kush do të jetë kampion i Maqedonisë së Veriut në futboll, do të luhet të dielën në Tetovë nga ora 17:00, ku do të takohen Shkëndija dhe Struga Trim Lum.

Stojançe Trpçevski do të gjykojë derbin e madh, Shkendija - Struga Trim Lum. 

Kjo ndeshje pritet me padurim për faktin se gjithçka vendoset, kur dihet se Shkëndija kryeson me 61 pikë e kampioni në fuqi, Struga, zë vendin e dytë po ashtu me 61 pikë. 

Java e 32-të, e diel

Shkupi – Brera: Krunislav Gjorgjiev (Shtip)
Shkendija – Struga TL: Stojançe Trpçevski (Kavadar)
Gostivari - Rabotniçki: Done Ristovski (Gevgjeli)
Tikveshi – Voska: Dimitar Pileshkov (Shtip)
Sileksi – Vardari: Jovan Kaçevski (Strugë)
Makedonija GP – Bregallnica: Ivana Projkovska (Shkup)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat