Qindra mijëra euro për bardheblutë

Futboll

Qindra mijëra euro për bardheblutë

Më: 11 maj 2024 Në ora: 11:55
Tirana

Tirana luan ndeshjen më të rëndësishme të këtij sezoni përballë Egnatias.

Bardheblutë do udhëtojnë në Rrogozhinë, për sfidën që nis në 16:00.

Qindra mijëra euro janë në lojë për Tiranën, që mund të jetë pjesë e Europës dhe duke mos qenë në "Final 4".

Kjo pasi këta të fundit mbajnë vendin e pestë, pozicion që të paktën duhet ta ruajnë dhe nëse nuk futen te katër më të mirët.

Skënderbeu i renditur i katërti, nuk mund të marrë pjesë në Europë për shkak të dënimit nga UEFA. Më pas sërish do të duhej fitorja e Egnatias në finalen e Kupës kundër Kukësit, që të ekzistojë mundësia për të qenë në Europë.

Një skenar mëse i realizueshëm, që sezoni i Tiranës mos të dështojë. Fillimisht duhet vetëm fitorja kundër Egnatias.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat