Shehi kërkon rekordin personal

Futboll

Shehi kërkon rekordin personal

Më: 11 maj 2024 Në ora: 12:15
Shehi

Me fitoren kundër Kukësit, Partizani i Shehit shkoi në kuotën e katër fitoreve radhazi, duke shënuar ecurinë më të mirë që kur durrsaku mori ekipin në drejtim.

Por kjo nuk është ecuria më e mirë e sezonit, pasi diçka të tillë skuadra e ka arritur kur drejtohej nga Arbër Abilaliaj, me plot 6 fitore radhazi në periudhën tetor-nëntor 2023.

Në rast se Partizani fiton sot kundër Erzenit dhe më pas triumfon edhe në dy sfidat e “Final 4”, të kuqtë do të shkonin në kuotën e 7 fitoreve radhazi, duke thyer rekordin e Abilaliajt, por edhe të karrierës së Shehit si trajner.

Ecuria më e mirë e durrsakut në stol është regjistruar vjet në muajin prill me gjashtë fitore radhazi, kur drejtonte Tiranën.

Nëse shënon ecuri perfekte deri në fund, përveç suksesit të madh të titullit kampion, ai do të arrinte edhe këtë ecuri rekord të karrierës së tij. Duhet thënë se nëse e mbyll kampionatin i dyti, për titullin nuk i nevojitet rekordi i fitoreve radhazi, sepse në gjysmëfinale i mjafton barazimi për kalimin në finale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat