Akuzat si tifoz i Realit

Futboll

Akuzat si tifoz i Realit

Më: 11 maj 2024 Në ora: 12:22
Pamje nga ndeshja

Simon Marçiniak përpara duelit mes Real Madrid-Bajern Mynih gëzon atribute më të larta në kategorinë e arbitrave.

Por gabimi në golin e bavarezëve gjatë aksionit finale, i ka prishur shumë punë në lidhje me imazhin, pasi la në fuqi pozicionin jashtë loje të akorduar prej vrojtuesit.

PËRJASHTIMI – E përditshmja sportive në Poloni “Przeglad Sportowy” thekson se ndaj Marçiniak UEFA pritet të marrë vendime ekstreme, përjashtimi nga aktiviteti “Euro 2024”.

Është parashikuar që Marçiniak të gjykojë takimin hapës mes Gjermanisë dhe Skocisë, por i gjithë skenari mund të ndryshojë në varësi të vendimit prej institucionit më të rëndësishëm në futbollin europian. Arbitri polak pas ndeshjes i kërkoi falje klubit të Bajernit mbi precedentin e golit të De Ligt, i cili mund të kishte ndryshuar rrjedhën e ndeshjes mes “galaktikëve” dhe gjermanëve.

NDIKIMI – Në mediat po qarkullojnë imazhet e para disa vitesh kur Marçiniak me detyrën e arbitrit evidentohet teksa mban një çantë dore me logon e Real Madridit. Pikërisht tabloja e mësipërme ka bërë që tifozët të mendojnë se ai është tifoz i madrilenëve dhe i favorizoi me qëllim spanjollët. Tomas Tuhel, Myler, dhe De Ligt u panë më të axhituar me vendimin e kryesorit, i cili gjykoi finalen e Botërorit “Katar 2022”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat