Reali i Madridit është destinacioni i yllit francez

Futboll

Reali i Madridit është destinacioni i yllit francez

Më: 11 maj 2024 Në ora: 14:36
Kylian Mbappe

Lajmërimi i lamtumirës së Kylian Mbappe nga PSG, është vetëm hapi i parë për rikthimin e Galaktikëve të rinj.

Reali i Madridit është destinacioni i yllit francez që do të transferohet me parametra zero nën urdhrat e Ancelottit duke pasuruar më shumë një skuadër me kampionë si Bellingham, Vinicus dhe Rodrygo.

Mbappe që nga janari i kaluar është i lirë të firmosë për një skuadër të re dhe sipas medias spanjolle autografi më i rëndësishëm i verës është hedhur tanimë në një kontratë të re deri në vitin 2029 me Realin.

Gjithsesi është hedhur apo jo firma, ky është vetëm një detaj pasi operacioni do të kryhet dhe mediat iberike japin edhe detajet. Akordi për 5 vjetët e ardhshme, deri në 2029 do ta bëjë Mbappe lojtarin më të paguar në organikën e Realit të Madridit edhe pse redukton ndjeshëm pagën që merrte te PSG, duke kaluar nga 30 milionë euro neto në vit, te rreth 20 milionë që do të marrë në Spanjë, plus bonuset personale dhe të skuadrës. Edhe shpërblimi për firmën sipas El Chiringuito, nuk do të jetë me dy zero, por 50 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat