KF Shqiponjat anëtar i ri i Ligës së Dytë 

Futboll

KF Shqiponjat anëtar i ri i Ligës së Dytë 

Më: 11 maj 2024 Në ora: 15:10
KF Shqiponjat

KF Shqiponjat nga Prishtina është anëtar i ri i Ligës së Dytë të Kosovës.

Në ndeshjen e barazhit të Ligës së Tretë – Rajoni i Prishtinës, që u zhvillua në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, KF Shqiponjat shënuan fitore bindëse ndaj KF Mati, me rezultat 4:0.

FFK edhe sivjet mundësoi që kjo ndeshje të luhet me sistemin VAR, duke bërë kësisoj që ndeshjet e tilla të rëndësishme të jenë nën monitorimin e teknologjisë së avancuar pavarësisht rangut garues.

Presidenti Agim Ademi në emër të KE të FFK-së e ka përgëzuar KF Shqiponjat për suksesin e arritur dhe i ka dëshiruar organizim edhe më të mirë në edicionin e ri dhe suksese në Ligën e Dytë, derisa ka përgëzuar edhe strukturën e Lidhjes Rajonale të Futbollit të Prishtinës për organizimin e garave në këtë edicion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat