De Laurentiis shkakton debat, nuk dëshiron që Napoli të luajë më 17 maj

Futboll

De Laurentiis shkakton debat, nuk dëshiron që Napoli të luajë më 17 maj

Më: 11 maj 2024 Në ora: 17:21
De Laurentiis

De Laurentiis sërish protagonist. Presidenti i Napolit i ka shkruar një letër kreut të Ligës së Serisë A, Lorenco Casini, ku i kërkon shtyrjen e ndeshjes ndaj Fiorentinës, e planifikuar për t’u zhvilluar të premten e 17 majit në “Artemio Franchi”.

Zyrtarisht numri një i klubit napolitan thotë se kërkon spostimin e ndeshjes për arsye besëtytnie, megjithatë media italiane bën me dije se shkaku i vërtetë është fakti që 17 maji njihet edhe si data e paradës LGBTQI+.

Aktualisht Liga e Serisë A po studion mundësinë e spostimit të ndeshjes më 18 maj, teksa ka gjetur miratimin e Fiorentinës dhe pret edhe konfirmimin nga transmetuesit televizivë, para se të vendoset zyrtarisht data e re.

Ky është padyshim një rast i paprecedentë, kur një president ndërhyn për të ndryshuar datën e ndeshjes në ligat elitare të futbollit dhe natyrisht që protagonist është presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, i cili njihet si një personazh kontrovers.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat