Partizanit i mjaftojnë 4 gola

Futboll

Partizanit i mjaftojnë 4 gola

Më: 11 maj 2024 Në ora: 18:16
Pamje nga ndeshja

Partizani ka mbyllur sezonin e rregullt në Kategorinë Superiore në vendin e dytë, pasi ka mundur me shifrat 4-0 skuadrën e Erzenit në ndeshjen e fundit që është luajtur sot në “Arenën e Demave’.

Ndeshja e sotme ishte një stërvitje e mirë për të kuqtë, të cilët që në pjesën e parë shënuan 4 gola, teksa dy herë Mba tundi rrjetën, ndërsa edhe Skuka me Mehmetin shkruan emrin në listën e golashënuesve,

Në të dytën, skuadra e Shehit thjesht mendoi të mos shpenzonte energji dhe administroi minutat, aq më tepër pasi mbeti me 10 lojtarë pas kartonit të kuq të Kotes. 

Në fund, erdhën tre pikët që blinduan edhe më shumë vendin e dytë në klasifikimin e kampionatit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat