Mehmeti: Ja ku gaboi Dinamo

Futboll

Mehmeti: Ja ku gaboi Dinamo

Më: 11 maj 2024 Në ora: 18:51
Mehmeti

Trajneri i Dinamos, Dritan Mehmeti, bëri një analizë të shpejtë, menjëherë pas përfundimit të kampionati, ku skuadra e tij e mbylli sezonin në vendin e shtatë. Në prononcimin e dhënë për mikrofonin e “MCN” pas humbjes 1-0 ndaj Teutës, tekniku Mehmeti u shpreh:  

“Për vitet që Dinamo ka vuajtur në ligat inferiore, unë mendoj që është një tranzicion. Nuk është arritje të rrish në Superiore, për historinë që ka Dinamo. Duhet të ishim në Kupat e Europë. U thirra në detyrë dhe bëra maksimumin. E mora në vendin e fundit skuadrën. Presidenti mori vetëm stemën, ka bërë maksimumin dhe tashmë ka dhe një shtëpi. 

Më vjen keq, sepse duhet të ishim më të kujdesshëm sidomos në janar. Duheshin lojtarë me eksperiencë, që kanë luajtur në këto nivele. Kemi bërë lojëra të mira, por presioni dhe ngërcci psikologjik ka ndikuar. Kemi prodhuar, por qetësia ka ndikuar. Në disa momente kemi marrë dhe gola shumë naivë. Lojtarët nuk e përballojnë dot këtë lloj stresi. 

Kur ndërton një skuadër, nuk duhet të mendosh merkaton e janarit. Ky është gabimi i Dinamos, janari nuk të jep alternativa. I vetmi lojtar që unë afrova është Qefalija. Nuk erdhën ata të duhurit, edhe pse kam kërkuar në 2-3 pozicioni specifike.  

Do të flasim me presidentin për projektin. Ai është i pari i klubit, i takon atij për të dhënë verdiktin.  

Më ngelet pishman që nuk shkuam në “Final 4”, ishim shumë afër.

Duhet të ishim aty, na penalizuan të gjithë faktorët që rendita. Nuk më gëzon fakti që Dinamo është në Superiore, se e ka për detyrë. Skuadra kishte ngërç psikologjik, do të ishte mrekulli të shkonim në katërshe, por duhet të nxjerrim mësim, mos bëhen gabime në ndërtimin e skuadrës dhe të mendojmë për gjëra të mëdha. Minimale duhet të jetë në Kupat e Europës. 

Do ulemi me presidentin dhe do të bëjmë një analizë shumë të thjeshtë, kush janë lojtarët që e meritojnë bluzën e Dinamos. Duhet të ndërhyjmë aty ku kemi nevojë. Një skuadër ndërtohet në baza ta thella, me lojtarë që kanë bërë diferencën në Superiore.  

Me meritë Skënderbeu është aty, ka ditur të menaxhojë. E vlerësoj klubin e Skënderbeut dhe trajnerin që ka bërë një punë shumë të mirë.  

Edhe PSG ka goxha investim dhe nuk arrin të fitojë Champions-in, nuk varet nga buxheti, duhet të dish të ndërtosh skuadrën.  

Janari nuk ka vlerë, ka të bëjë shumë ndërtimi i skuadrës, i cili fillon që sot, që ka mbaruar kampionati. Duhet të ndërtosh skuadrën në varësi të objektivit të presidentit.  

Ka pasur shumë ndryshime në drejtim Dinamo. Kur fillova unë nuk ishte shumë e qartë se çfarë do të bëja. Nuk mora pjesë tek elementët e skuadrës”, u shpreh Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat