Derbi i sezonit luhet në Tetovë 

Futboll

Derbi i sezonit luhet në Tetovë 

Më: 11 maj 2024 Në ora: 19:10
Stadiumi në Tetovë

Elita e futbollit të Maqedonisë i është afruar fundit dhe xhiroja e 32-të mund të rezultojë vendimtare në luftën për titullin e kampionit. 

“Nëse tre javë më parë ishim 6 pikë mbrapa, Shkëndija me seri fitoresh ka shfrytëzuar gabimet e rivalëve dhe të dielën si lider hyn në duelin me Struga Trim&Lum. Në fakt dy ekipet kanë nga 61 pikë dhe kuqezinjtë janë të parët falë gol-diferencës më të mirë.

Derbi si ky që direct ka peshën e titullit ka kohë që nuk është luajtur në vendin tonë, derisa Shkëndija përveç terrenit vendas dhe mbështetjes së publikut, ka edhe favorin e formës dhe atmosferës më të mirë. 

Nëse përmbysja jonë ndaj Brerës kur negativën 0:2 e kthyem në triumf 3:2 dhe më vonë fitorja e sigurtë 2:0 në fushë të Shkupit na ka ngjitur në vendin e parë, Struga sheh veten në presion sepse lëshoi epërsi prej 6 pikëve, duke u mundur rresht 2:3 nga Sileksi në Strugë dhe 3:2 nga Tikveshi në Kavadar, para se javën e shkuar të fitonin 1:0 Gostivarin. 

Shkëndija pret ndeshjen pa eufori, tamam si një ndeshje e rradhës, megjithëse matematika është e thjeshtë. Tre pikët eventuale mbyllin garën për titull, sepse me një ndeshje të mbetur pas kësaj do të ishim tre pikë para dhe me bilans më të mirë mes veti (dy ndeshjet e këtij sezoni sollën fitore 1:0 të Shkëndijës në Tetovë dhe triumf 2:1 të Strugës në fushë të vet). 

Skuadra

Mevlan Adili mbetet në dyshim pasi fundjavën e shkuar pësoi një dëmtim në nofull (mollëza e zhvendosur).

Të shtunën është stërvitur me grupin, mirëpo para ndeshjes stafi tenkik do të vendos nëse do të aktivizohet.

Në dyshim do të jetë edhe Kamer Qaka, i cili tre ditë nuk u stërvit shkaku i një viroze.

Përballjen me Strugën e humb dhe Bashkim Velija, që kompletoi kundër Shkupit 5 kartona të verdhë që sjellin automatikisht pezullim prej një ndeshje. Futbollistët tjerë janë të gatshëm për lojë. 

Dueli Shkëndija-Struga është në program të dielën në stadiumin e qytetit në Tetovë me fillim në orën 17:00”, njofton FC Shkëndija.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat