Muriç me Burnleyn bie nga Premierliga

Futboll

Muriç me Burnleyn bie nga Premierliga

Më: 11 maj 2024 Në ora: 19:31
Arijanet Muriç

Burnley u mposht nga Tottenhami me rezultat 2:1 dhe ka humbur edhe matematikisht gjasat për mbijetesë në Ligën Premier.

Portieri i parë i Burnleyt në ndeshjet e fundit ishte Arijanet Muriç, i cili para disa paraqitjeve të mira ngjalli shpresën e ekipit të tij.

Edhe pse ishte në epërsi, Burnley u mposht me përmbysje nga Tottenham.

Humbja e lë Burnleyn me 24 pikë në vendin e 19-të, kur ka mbetur edhe një ndeshje për ta zhvilluar.

Burnley u ngjit këtë sezon në elitën angleze, por do të kthehet në Championship, kategorinë e dytë të futbollit anglez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat