Ademi e Hoxha në festë, Dinamon kampion i ri i Kroacisë 

Futboll

Ademi e Hoxha në festë, Dinamon kampion i ri i Kroacisë 

Nga: K.Goca Më: 11 maj 2024 Në ora: 21:29
Arijan Ademi

Kapiteni Arijan Ademi dhe Arbër Hoxha festojnë me Dinanon e Zagrebit. 

Dinamo është kampion i ri i Kroacisë në futboll. 

Kapiteni Ademi është protagonist i titullit, me golin që ka realizuar në minutën e 73-të.

Kapiten Ademi për titullin e 25-të.

Ademi është paraqitur titullar dhe Hoxha nga minuta e 46-të.

Dinamo e mposhti me rezultat 1:0 Osijekun, në një atmosferë madhështore në Maksimir.

Rijeka sot pësoi humbje në Varazhdin me 3:1 dhe kësisoj Dinamo e siguroi matematikisht titullin. 

Futbollisti Duarte është ndëshkuar me karton të kuq në minutën e 64-të.

Ademi është zëvendësuar në minutën e 88-të.

Enis Çokaj ka luajtur standard për Osijekun dhe është zëvendësuan në minutën e 79-të.

Dinamo kryeson me 78 pikë e ka 7 më shumë se Rijeka në vend të dytë dhe Osijeku renditet në pozitën e katërt me 51 pikë pas javës së 34-të.

Ky është titulli i shtatë radhazi i Dinamos, i 18-ti në 19 sezonet e fundit dhe i 25-ti në përgjithësi në historinë e klubit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat