Musiala tremb

Futboll

Musiala tremb

Më: 12 maj 2024 Në ora: 11:51
Xhamal Musiala

Xhamal Musiala u zëvendësua para kohe në takimin ndaj Realit, e cila solli befasi tek analistët rreth kësaj zgjedhje.

Tashmë janë zbardhur edhe fjalët e “bambit” në lidhje me këtë skenë. Ai ka bërë të ditur se vuan problemet muskulore, madje dukej sjell frika para Kampionatit Europian, i cili është gati një muaj larg përpara nisjes:

“E ndjeva përsëri dhimbjen në gjurit dhe kam frikë se mund të përkeqësohet. Mbase nuk e dini, por unë kam luajtur me qetësues për muaj të tëra. Është koha të qetësohem.

Shpresoj se gjithçka do kalojë sa më shpejtë të jetë e mundur.

Prezenca në Kampionatin Europian është një ëndërr dhe nuk dua të humbas, aq me tepër ku zhvillohet në shtëpinë tonë”, tha Musiala. Nuk ka informacion të saktë në lidhje me rikuperimin e Xhamalit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat