Po çfarë ka ndryshuar?

Futboll

Po çfarë ka ndryshuar?

Më: 12 maj 2024 Në ora: 12:43
Interi

“Sezoni do të përfundojë dhe do të kem edhe dy vite të tjerë në kontratë. Shpresoj t’i realizoj”.

KY ëstë urimi i Manuel Pellegrini-t për sa i takon të ardhmes së tij në stolin e Real Betis. Kiliani, i intervistuar nga “La Tercera”, ka folur edhe për bashkëkombësin Alexis Sanchez dhe për mundësinë e transferimit të lojtarit në Spanjë në fund të aventurës së tij tek Inter-i:

“Kam folur me Alexis sezonin e kaluar para se të shkonte tek Inter-i, kemi folur për diçka, por ai preferoi të shkonte tek Inter-i. Tani gjërat kanë ndryshuar. Po mbarojmë sezonin”, ka kujtuar Pellegrini.

Po çfarë ka ndryshuar? Duke vazhduar të flasë për Nino Maravilla, trajneri ka shpjeguar:

“Është një lojtar që ka treguar shumë në karrierën e tij, dhe ka pak lojtarë si ai në nivelin botëror. Nuk e them vetëm si kilian se mund të luajë te Manchester United, Arsenal, Inter dhe në të gjitha skuadrat ku ka luajtur.

“Ka dëshirë të luajë. Është një lojtar i madh, por nuk e di nëse është i përballueshëm për buxhetin e Betis-it”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat