Pulisiç thyen rekorde

Futboll

Pulisiç thyen rekorde

Më: 12 maj 2024 Në ora: 15:03
Pulisiç

Milani triumfoi me shifrat 5-1 në “San Siro” përballë Kaljarit, ndeshje e vlefshme për javën e 36-të të Serisë A italiane.

Një nga protagonistët e kësaj fitoreje me shifra të thella ishte edhe Kristjan Pulisiç. Amerikani arriti të shënonte dy herë. Me këto 2 gola, ai kap shifrën e 12 realizimeve në total gjatë këtij sezoni të Serisë A. Në këtë mënyrë ai shkruan një rekord të ri për klubin kuqezi.

Pulisiç bëhet mesfushori i parë, që shënon më shumë se 10 gola në një sezon për Milanin, që në sezonin 2005-2006. Atë vit ishte pikërisht legjenda e klubit italian, Kaka që arrinte të kapte një shifër të tillë.

Kjo nuk është hera e parë që 25-vjeçari arrin të shkruajë historinë, kjo për shkak se në vitin 2021, ai u bë amerikani i parë që luante në një finale të Ligës së Kampioneve dhe ta fitonte atë me ekipin e Çelsit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat