Dukagjini mposht Prishtinën dhe siguron ekzistencën

Futboll

Dukagjini mposht Prishtinën dhe siguron ekzistencën

Nga: K.G. Më: 12 maj 2024 Në ora: 16:53
Pamje nga ndeshja

Dukagjini i Klinës ka arkëtuar tre pikë jetike, duke e siguruar praktikisht ekzistencën në elitën e futbollit të Kosovës. 

Skuadra nga Klina e mposhti me rezultat 1:0 Prishtinën, në takimin e javës së 34-të të elitës së futbollit të Kosovës.

Futbollisti Redon Syla shënoi në minutën e 58-të. 

Prishtina zë vendin e pestë me 46 pikë e ka një më shumë se Dukagjini që gjendet një pozitë më poshtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat