PSG e konsideron lider dhe të paprekshëm

Futboll

PSG e konsideron lider dhe të paprekshëm

Më: 14 maj 2024 Në ora: 13:35
Foto ilustrim

Ai është portieri më i mirë në kampionat dhe klubi parizien synon ta mbajë pranë për një kohë të gjatë.

Me pak fjalë, idili mes PSG dhe Gianluigi Donnarumma duhet të shkojë përtej skadimit të kontratës aktuale, në vitin 2026. Prej disa ditësh ka nisur një negociatë fillestare për një rinovim që konsolidon statusin e portierit.

Donnarumma konsiderohet lider si në portë ashtu dhe në dhomat e zhveshjes së skuadrës pariziene, ku zbarkoi në verën e 2021.Që atëherë, Donnarumma ka fituar tre kampionate dhe klubi është i kënaqur me paraqitjet e tij dhe vetë portieri ndihet i qetë në Paris, ku gjithnjë synohet Champions League.

Kohë për të hedhur firmat në kontratën e re ka boll, por kjo tregon besimin që palët kanë dhe faktin se Donnarumma është pjesë e projektit afatgjatë. Aktualisht, portieri arkëton 7.5 milionë euro në sezon, por kjo shumë mund të rritet në varësi edhe të trofeve që do të fitojnë në të ardhmen.

Ndërkohë, PSG po teston merkaton për të gjetur një tjetër portieri të dytë, pasi Keylor Navas do të largohet në fund të sezonit. Siç konfirmon “L’Equipe”, po vlerësohet pozicioni i Sergio Rico-s, i rikthyer në stërvitje pas aksidentit të rëndë me kalërim verën e kaluar. Kontrata e spanjollit skadon në qershor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat