​“Shtrëngoni rrypat”, çka po paralajmëron KF Trepça?

Futboll

​“Shtrëngoni rrypat”, çka po paralajmëron KF Trepça?

Më: 14 maj 2024 Në ora: 16:46
Foto ilustrim

Klubi i Trepçës përmes një fotoje në “Facebook”, po paralajmëron për gjëra të mëdha.

Trepça, e cila zhvillon garat në Ligën e Parë në Grupin A, do ta vazhdojë edhe sezonin e ardhshëm në këtë kampionat.

“Është koha për një epokë të re, një epokë e cila do ta rikthej skuadrën e KF Trepçës në majat e futbollit kosovar”, shkruante në njoftimin e Trepçës.

Si duket te klubi mitrovicas ka filluar të ketë një organizim në kryesi. Ka spekulime që Trepça po bëhet me kryesi të re, e cila vjen me qëllimin për ta rikthyer klubin në elitën e futbollit kosovar, respektivisht në Superligën e Kosovës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat