Arsenal nis bisedimet për të sjellë në ekip portierin e kombëtares angleze

Futboll

Arsenal nis bisedimet për të sjellë në ekip portierin e kombëtares angleze

Më: 15 maj 2024 Në ora: 14:36
Foto ilustrim

 Tek Arsenal kërkojnë të zgjidhin një herë e mirë problemin e portës dhe për këtë arsye po mendojnë të sjellin në “Emirates” portierin e Everton, Jordan Pickford. Lajmi është konfirmuar nga “TEAMtalk”.

Portieri 30-vjeçar, që mbron edhe portën e kombëtares angleze, kërkohet edhe nga Chelsea, ndaj pritet një duel i fortë. Pickford është një portier me përvojë në Premier League, ndaj dhe ka mjaft kërkesa.

Everton nuk pritet të bëjë ndonjë barrikadë të fortë për të penguar largimin e tij, pasi klubi ka nevojë për parà. Në rast se Pickford do të zgjidhte të luante me Arsenal, atëherë nga “topçinjtë” do të largohej Aaron Ramsdale, për të luajtur me “blues”.

Arsenal është duke parë edhe mundësinë e rikthimit të Ëojciech Szczesny, që aktualisht luan me Juventus. Gjithsesi, ky rikthim duket disi më i vështirë, pasi klubi londinez kërkon një portier më të ri në moshë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat