Përballja mes shqiptarëve në finalen e Kupës së Kroacisë

Futboll

Përballja mes shqiptarëve në finalen e Kupës së Kroacisë

Nga: K.Goca Më: 15 maj 2024 Në ora: 15:13
Pamje nga një ndeshje

Arijan Ademi e Arbër Hoxha me Dinamon e Zagrebit dhe Lindon Selahi e Veldin Hoxha me Rijekën, do të luftojnë për trofeun e Kupës së Kroacisë.

Dinamo pas triumfit në kampionat, synon kurorën tjetër.

“Në vend të një ndeshje luhen dy në stadiumet vendase të skuadrave pjesëmarrëse në finale. 

E para është sonte nga ora 19:00 në Maksimir, ndërsa e dyta luhet në Rujevicë më 22 maj.

Fundjavën e kaluar Dinamo e mposhti Osijekun (1:0) dhe kështu mbrojti me sukses titullin e kampionit në Kroaci.

Pavarësisht sezonit të mundimshëm plot ulje-ngritje, në të cilin ata arritën në krye të renditjes vetëm në javën e 32-të”, shkruan mes të tjera mediumi kroat “Veçernj list’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat