Një klasike në gjysmëfinale

Futboll

Një klasike në gjysmëfinale

Më: 16 maj 2024 Në ora: 12:52
Interi

Pas fitores së Kupës së Italisë nga Juventusi, që triumfoi 1-0 në finalen e Romës kundër Atalantës, është përcaktuar tabela e dueleve gjysmëfinale të Superkupës.

Pjesëmarrës janë Interi si kampion Italie, Milani si nënkampion, por edhe dy finalistët e Kupës: Juventusi dhe Atalanta.

Në gjysmëfinalen e parë do të ndeshen Interi me Atalantën e Berat Gjimshitit, teksa dueli tjetër gjysmëfinal është Milan-Juventus.

Kompeticioni i Superkupës do të zhvillohet gjatë janarit të vitit të ardhshëm në Arabinë Saudite. Nëse 90 minutat e gjysmëfinaleve do të mbyllen në barazim, skuadrat do iu drejtohen menjëherë penalltive.

Juventusi është ekipi rekordmen i Superkupës me 9 suksese. Zikaltrit e Interit ndjekin me 8. Më pas Milani me 7 trofe, ndërkohë që Atalanta do të garojë për fitimin e trofeut të parë në histori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat