Brajan Gruda mund të jetë në listën e Shqipërisë

Futboll

Brajan Gruda mund të jetë në listën e Shqipërisë

Më: 16 maj 2024 Në ora: 15:56
Brajan Gruda

Një lajm fantastik vjen nga Gjermania. “Pancerat” kanë publikuar të parët listën e lojtarëve që do të kenë me vete në turneun që e presin, Euro24. Brajan Gruda mungon në të, por sa shanse ka që t’i bashkohet Shqipërisë?

Padyshim që mungesa e tij në listën e Gjermanisë e afron gjithmonë e më shumë këtë lojtar me pjesëmarrjen në Europian me Shqipërinë.

Vetë Silvinjo e ka takuar këtë lojtar disa kohë më parë dhe sinjalet e tjera pozitive kanë ardhur prej tij, teksa ndjek FSHF dhe Armando Brojën në Instagram.

Gjithashtu klubi i Mainz ka lënë një koment në një prej fotografive të Grudës, duke thënë: “Së shpejti”, për të paralajmëruar një shfaqje të rëndësishme të Grudës, që mund të nënkuptojë turneun prestigjioz të Europianit.

Vlen për t’u theksuar se në ndeshjen e fundit të Mainz kundër Dortmundit, Gruda ishte më i miri i takimit dhe portieri i Mainz tha: “Nuk kam parë kurrë një 19-vjeçar si Brajani”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat