Dy ndeshje shkualifikim dhe 5000 euro gjobë për Allegrin

Futboll

Dy ndeshje shkualifikim dhe 5000 euro gjobë për Allegrin

Më: 16 maj 2024 Në ora: 18:18
Massimiliano Allegri

Allegri u përjashtua nga loja në fundin e ndeshjes Atalanta-Juventus për protesta flagrante kundër gjyqtarit Fabio Maresca

Dorë e rëndë nga drejtësia sportive pas finales së Kupës së Italisë që u zhvillua mbrëmë.

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri është skualifikuar për dy ndeshje të cilave duhet t'u shtohet një gjobë prej 5 mijë eurosh.

Siç thuhet në komunikatë, Allegri iu afrua zyrtarit të katërt me një qëndrim agresiv dhe mospajtim flagrant dhe polemizues për të kundërshtuar vendimin e arbitrit.

Me njoftimin e urdhrit të përjashtimit ai përsëriti këtë qëndrim, gjithashtu duke lëshuar shprehje mosrespektuese ndaj veprimeve të zyrtarëve të ndeshjes, të konstatuara nga zyrtari i katërt pas njoftimit të urdhrit të përjashtimit dhe para se të largohej nga fusha e lojës, ka bërë edhe gjeste tallëse ndaj drejuesit të ndeshjes”.

Faktet - Allegri u përjashtua nga loja në fundin e ndeshjes Atalanta-Juventus për protesta flagrante kundër gjyqtarit Fabio Maresca.

Minutat e fundit në Olimpico mes Atalantës dhe Juventusit, me trajnerin e bardhezinjëve, fjalë për fjalë, të tërbuar dhe pasi mori kartonin e kuq, hodhi xhaketën dhe kravatën.

Por jo vetëm kaq: menjëherë pas sanksionit nga drejtuesi i ndeshjes, përpara se të hynin në dhomat e zhveshjes, ai u kthye drejt tribunës dhe bërtiti "Ku është Rocchi?", duke iu referuar qartë caktuesit të gjyqtarëve, Gianluca Rocchi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat