Berisha: Është e vështirë të gjesh hapësirë në Kombëtaren A

Futboll

Berisha: Është e vështirë të gjesh hapësirë në Kombëtaren A

Më: 16 maj 2024 Në ora: 19:26
Medon Berisha

Medon Berisha është duke marrë gjithmonë e më tepër minuta te Lecce.

Pas ndryshimit të trajnerit dhe afrimit të fundit të sezonit, kapiteni i Shqipërisë U-21 po fiton eksperiencë në Serinë A.

Në një intervistë të fundit për mediat italiane, Berisha është shprehur se hapësirat në Kombëtaren A janë të pakëta tani pas kalimit në Euro24.

“Gjuajtjet nga distanca i provoj gjithmonë kur portierët lënë pak zonën, e kam bërë edhe te Kombëtarja.

Dua të përmirësohem, Blin dhe Ramadani më kanë mësuar shumë, kam marrë shumë nga përvoja e tyre.

Shqipëria? Është e vështirë të gjesh hapësirë në Kombëtaren A tani.Unë ëndërroj të gjej hapësira, por ata tashmë kanë bërë rrugën drejt Euro24, do të doja të luaja së bashku me Ramadanin.

Cili qytet iu rekomandoj në Shqipëri? Ksamil, Sarandaë, Vlorë”, tha Medon Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat