Barcelona po mendon ta shkarkojë Xavin

Futboll

Barcelona po mendon ta shkarkojë Xavin

Më: 17 maj 2024 Në ora: 08:40
Xavi Hernandez

E ardhmja e trajnerit të Barcelonës, Xavi Hernandez, është zhytur në kaos të ri pasi tekniku spanjoll e ka zemëruar bordin me komentet e tij lidhur me situatën ekonomike të klubit.

Karriera e tij menaxheriale tek klubi ku fitoi statusin legjendar si lojtar nuk ka qenë asnjëherë diçka e thjeshtë, pasi Xavi paraprakisht u rikthye tek blaugranasit kur gjendja ekonomike ishte e rënduar.

Presidenti i klubit, Joan Laporta, dëshpërimisht i kërkoi Xavit që të anulonte vendimin e tij për t’u larguar nga Barcelona dhe eventualisht ia plotësoi këtë dëshirë në një kthesë të papritur.

Sidoqoftë, ata po e konsiderojnë mundësinë që t’i këpusin përfundimisht lidhjet pas fjalëve të trajnerit në konferencën për shtyp, lidhur me financat e Barcelonës dhe transferimet e mundshme gjatë afatit kalimtar veror.

“Tifozët duhet ta kuptojnë se situata është shumë e vështirë për të konkurruar ekonomikisht. Nuk ka të bëjë asgjë me atë që kemi bërë 25 vite më parë kur trajneri vinte dhe thoshte ‘E dua këtë, e dua këtë’. Nuk funksionon më kështu”, ka thënë Xavi.

Drejtorët e Barcelonës thuhet se janë të zemëruar pasi Xavi i adresoi publikisht problemet financiare të Barcelonës.

Presidenti Laporta ka mbetur i frustruar me lajmet e publikuara në media dhe tani po e konsideron mundësinë që ta shkëpusë kontratën e Xavit me efekt të menjëhershëm raporton RAC1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat