Barcelona bën detyrën me vendin e fundit

Futboll

Barcelona bën detyrën me vendin e fundit

Më: 17 maj 2024 Në ora: 12:02
Fermin Lopez

Barcelona thuajse siguron vendin e dytë në La Liga, objektiv që i kanosej nga Girona.

Në përmbyllje të raundit të 36-të të kampionatit, skuadra katalanase fituan 0-2 në fushën e Almerias (e fundit në renditje) me dygolësh të Fermin Lopezit dhe shkon në kuotë e 79 pikëve, katër më shumë se Girona.

Në dy ndeshjet e fundit, Barcelonës do t’i mjaftonte një fitore për të qenë matematikisht e dytë, duke presupozuar se Girona do të marrë pikët maksimale.

Sa i përket kronikës së përballjes me vendin e fundit të kampionatit, talenti i Barcelonës realizoi nga një gol në çdo pjesë.

Të parin e realizoi në minutën e 14-të, ndërsa goli i dytë erdhi në të 67-tën..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat