Robin van Persie fillon me punë si trajner në klubin holandez

Futboll

Robin van Persie fillon me punë si trajner në klubin holandez

Më: 17 maj 2024 Në ora: 12:37
Robin van Persie e Paul Scholes

Robin van Persie është trajneri i ri i klubit holandez, SC Herenveen.

Klubi ka konfirmuar ardhjen e ish-sulmuesit të premten.

Ai nënshkruan një kontratë për dy sezone.

Për Van Persie është puna e tij e parë si trajner i një ekipi senior, pasi që më parë ishte trajner i grupmoshës U18 të Fejnordit.

Fejnordi fillimisht donte të vazhdonte me Van Persie, por klubi nuk mundi të përmbushte dëshirën e tij për t’u bërë trajner i klubit A.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat