Grujoski do të gjykojë derbin Struga Trim Lum –Shkupi

Futboll

Grujoski do të gjykojë derbin Struga Trim Lum –Shkupi

Nga: K. Goca Më: 17 maj 2024 Në ora: 15:11
Struga Trim Lum

Nesër nga ora 17:00 në program janë të gjashtë takimet e javës së 33-të apo të fundit në sezonin aktual të Maqedonisë së Veriut.

Në ndeshjen Rabotniçki – Shkendija që luhet në Arenën “Todor Proeski” në Shkup, arbitër kryesor do të jetë Jovan Kaçevski nga Struga.

Aleksandar Grujoski nga Kërçova do të gjykojë derbin Struga TL - Shkupi, ku vendasit do të kurorëzohen kampionë edhe për këtë sezon.

Java e 33-të, e shtunë (17:00)

Brera - Makedonia GP: Stojance Trpçevski (Kavadar)
Bregallnica – Sileksi: Furkan Idrizi (Tetovë)
Vardari – Tikveshi: Sashko Ristov (Strumicë)
Voska – Gostivari: Krunoslav Gjorgjiev (Shtip)
Rabotniçki – Shkendija: Jovan Kachevski (Strugë)
Struga TL – Shkupi: Aleksandar Grujoski (Kërçovë)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat