Dëmtohet Isco

Futboll

Dëmtohet Isco

Më: 17 maj 2024 Në ora: 16:03
Real Betis

Isco iu nënshtrua kontrolleve të para mjekësore pas kontraktimit të pulpës të pësuar në ndeshjen e fundit.

Ish-lojtari i Real Madrid do të përjashtohet nga skuadra për ndeshjen ndaj Real Sociedad, me të cilin Real Betis do të garojë për shanset e pjesëmarrjes në edicionin e ardhshëm të Europa League.

“Është e vështirë”, u tha Isco gazetarëve që e prisnin jashtë qendrës mjekësore.

Dhe nuk kishte nevojë të flitej më shumë, pasi fjalët e tij shoqëroheshin me një imazh të qartë, talenti spanjoll duke ecur me paterica.

Lëndimi i Isco vjen në momentin më të keq, si për Betis që luan për Europën të dielën, ashtu edhe për veten e tij, duke qenë se shanset për t’u thirrur në Europian ishin shumëfishuar.

Isco paraqitet në listën paraprake të Lus de la Fuente dhe performanca e tij e kishte vendosur atë në mesin e favoritëve për listën përfundimtare. Tani do të jetë shkalla e dëmtimit që do të tregojë nëse Isco do të mund të rikuperohet apo jo për të luajtur në qershor me Spanjën në Euro 2024.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat