Prishtina për fitore

Futboll

Prishtina për fitore

Më: 17 maj 2024 Në ora: 22:29
Prishtina

Prishtina kërkon tre pikë në sfidën e nesërme (15.00) ndaj Fushës Kosovës, në takimin e javës së 35-të të elitës së futbollit të Kosovës.

“Nesër zhvillojmë ndeshjen e parafundit kampionale, njëkohësisht premiera e fundit para finales së madhe të Kupës së Republikës me Ballkanin, që veç trofeut të çmuar, fitorja na dërgon në UEFA Europa League

Rivali i nesërm është përshëndetur nga Superliga, megjithëse në tre përballjet e këtij edicioni i ka shkaktuar kokëçarje kryeqytetasve duke i nxjerrë dy barazime (2:2 dhe 0:0) me gjithë një fitore të prishtinasve (1:0)

Prishtina dhe Fushë Kosova deri më tani pas luftës janë takuar në 9 ndeshje zyrtare dhe bardhekaltrit kanë vetëm një fitore më shumë, 2-5-1, me goldallim +1, 7:6”, njofton FC Prishtina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat