Historia përsëritet! Hadis Tairi flet para ndeshjes

Futboll

Historia përsëritet! Hadis Tairi flet para ndeshjes

Më: 18 maj 2024 Në ora: 12:05
Hadis Tairi,

Sikurse një vit më parë, edhe sot pikërisht kundër FC Shkupit do të zhvillojnë ndeshjen e fundit kampionale.

Dhe historia përsëritet, pasi edhe sot futbollistët e Struga Trim Lum tanë do të stolisen me trofeun e më të mirit për sezonin 2023/24…

“Kur tashmë edhe zyrtarisht jemi shpallur kampion, e shtuna në Strugë pritet të jetë një ditë feste për gjithë struganët, e në veçanti tifozët më besnik të skuadrës tonë që na përcollën gjatë gjithë vitit, duke qenë pjesë e gjithë atyre sukseseve.

Dita e sotme do të jetë “Qershia mbi tortë”, për gjithë ata, por edhe për ne si skuadër, pasi së bashku do të ngrisim trofeun e titullit kampion, edhe atë për herë të dytë me rradhë në historikun tonë 9-vjeçar”, njofton FC Struga Trim Lum.

Ndërkohë, mbrojtësi i krahut të majtë, Hadis Tairi, nesër do të ngrit trofeun e tij të parë, edhe atë si 19-vjeçar, duke thënë: 

“Është vërtetë një gjë shumë e bukur kjo për mua, një ndjenjë që nuk mund ta përshkruaj dot me fjalë.

Kënaqësia është edhe më e madhe, pasi trofeun e parë të titullit kampion, e arrijë me skuadrën e vendlindjes time”.
Ndeshja kundër FC Shkupit?

“Edhe pse jemi shpallur kampion, falë asaj fitore të madhe në transfertën në Tetovë kundër Shkëndijës, neve pavarësisht këtij fakti edhe kundër FC Shkupit do të kërkojmë fitoren. Premtojmë se do të luftojmë si në të gjitha ndeshjet tjera.

Do të futemi maksimalisht në këtë ndeshje, të fokusuar për fitore, edhe pse për neve nuk luan rol të rëndësishëm. Megjithatë dëshira për ta mbyllur me fitore sezonin është shumë e madhe, ashtu siç i ka hije një kampioni të vërtetë”, tha Tairi.
Fitore për tifozët…

“Fitorja në këtë ndeshje do të ishte për gjithë tifozët tanë, që na qëndruan pas gjatë gjithë sezonit.

Shpresojmë ta arrijmë dhe në fund të festojmë gjithë së bashku titullin e dytë me radhë kampion. Struga e meriton një gjë të tillë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat