Dyshja Ibraimi - Radeski, së bashku 30 gola

Futboll

Dyshja Ibraimi - Radeski, së bashku 30 gola

Më: 18 maj 2024 Në ora: 12:11
Ibraimi e Radeski

E kur janë në pyetje golat, nuk ka se si të mungojë këtu emri i mbretit, Besart Ibraimi. I njëjti edicionin e kaluar shënoi 19 gola në ndeshjet e Ligës së Parë, duke fituar epitetin e golashënuesit më të mirë, ndërsa edicionin aktual, Ibraimi ka arritur shifrën e 15 golave, po aq sa ka shënuar edhe Marjan Radeski në fanellën e kampionit të ri Struga Trim Lum.

Ibraimi, këtë edicion, përveç që është në garë ende për top-golashënuesin më të mirë, ai mban epitetin e asistuesit më të mirë në Ligën e Parë.

Plotë 13 asistime dhe 15 gola të shënuar në 28 ndeshje, vërtetë numra të frikshëm, për një futbollistë 37-vjeçar, i cili sot luan ndaj skuadrës së tij më të preferuar, kur janë në pyetje golat e shënuar.

Rekord golash

Fjala është për rekordin e shënimit të golave brenda një sezoni. Skuadra jonë në 32 ndeshje ka realizuar 55 gola, duke thyer rekordin e sezonit të kaluar, kur gjithashtu ishim shpallur kampion.

Mirëpo për dallim nga edicioni i sivjtshëm, edicionin e kaluar 2022/23, Struga Trim Lum kishte bërë 53 gola në 30 ndeshje, kjo për shkak se Renova ishte tërhequr nga garat.

Kështu, edicioni 2023/24, po rezulton të jetë edicioni më i suksesshëm, kur janë në pyetje golat e shënuar nga gjithsej 5 edicione, që po i zhvillojmë në mesin e më të mirëve në futbollin vendor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat