Arteta paralajmëron largimin

Futboll

Arteta paralajmëron largimin

Më: 18 maj 2024 Në ora: 15:12
Arteta

Mikel Arteta po bën punë shumë të mirë tek ekipi i Arsenalit, janë duke luftuar për titullin kampion në Premierligë, i cili i mungon që një kohë tejet të gjatë.

Disa herë është folur e ardhmja e Artetas tek skuadra angleze.

Së fundmi, vet ai ka folur për të ardhmen e tij duke mos e fshehur dëshirën e tij që një ditë ta udhëheq Kombëtaren e Spanjës.

Gjithmonë kam menduar se një ditë do të kthehem.

Shtëpia ime më tërheq shumë, mënyra jonë e të jetuarit, e bashkimit, kultura – dhe kjo do të thotë që e kam gjithmonë në kokën time.

Por unë jam i lumtur këtu, i kënaqur me mënyrën se si më trajtojnë, dhe më pëlqen shumë puna ime.

Por një ditë mendoj se do të vijë, nuk do të jem larg për gjithë jetën time”, shtoi ai.

Në të kaluarën, Arteta është lidhur edhe me skuadrën e Barcelonës, por gjithmonë ka potencuar se mendjen momentalisht e ka vetëm tek Arsenali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat