Kroati dëshiron ta mbyllë karrierën te Reali i Madridit

Futboll

Kroati dëshiron ta mbyllë karrierën te Reali i Madridit

Më: 18 maj 2024 Në ora: 15:19
Perez e Modriç

Modriç kërkon të mbyllë karrierën te Reali i madridit. Këtë gjë ai ia ka konfirmuar edhe presidentit Florentino Perez.

Marrëveshja është shumë afër mbylljes e do të jetë edhe për një sezon tjetër, deri më 30 qershor 2025.

Edhe pse Ancelotti e aktivizoi kroatin më pak se në sezonet e mëparshme, statusi i tij ishte i rëndësishëm për dhomën e zhveshjes dhe më gjerë, sepse edhe tifozët gjithmonë brohoritnin kroatin, madje gjatë festimeve të titullin kampion të La Ligës e ftuan atë të qëndronte sërish në Madrid.

Nuk do të jetë një rol i nivelit të parë siç ishte në sezonet e mëparshme, por përvoja e tij ka qenë gjithmonë e rëndësishme brenda dhomës së zhveshjes, veçanërisht me më të rinjtë për t’i ndihmuar të kuptojnë ADN-në e Realit të Madridit. Kroati nga ana e tij i pranoi kushtet e vendosura nga Ancelotti pa u mërzitur, duke demonstruar edhe një herë të gjithë profesionalizmin e tij.

Një kampion 360 gradë, brenda dhe jashtë fushës dhe me një ëndërr: të përfundojë karrierën e tij te Reali i Madridit. Siç raporton As, këtë kërkesë edhe presidenti Florentino Perez është i lumtur tia plotësojë me mbështetje të plotë. Modriç dëshiron të bëhet lojtari më i suksesshëm në historinë e klubit.

Tani me 25 tituj është në të njëjtin nivel me Benzema, Nacho dhe Marcello. E ky moment i rëndësishëm mund të arrihet në finalen e Ligës së Kampionëve, përndryshe ai do të ketë edhe një vit në dispozicion për ta realizuar atë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat