Goli dhe asisti i sulmuesit shqiptar shpëtojnë Mainzin

Futboll

Goli dhe asisti i sulmuesit shqiptar shpëtojnë Mainzin

Më: 18 maj 2024 Në ora: 17:55
Atmosfera në Leverkusen

Bajer Leverkusen ka mbyllur edicionin historik në Bundesligë pa regjistruar asnjë humbje në 34 javët e kampionatit.

Suksesi i sotëm 2-1 ndaj Augsburgut në javën e fundit, dekretoi këtë ecuri unike të skuadrës së Çabi Alonsos, e cila vulosi vendin e parë në klasifikim me 90 pikë.

Kështu, Leverkusen mori me meritë të plotë nofkën “Neverlusen”, pasi u bë ekipi i parë në historinë e Bundesligës që e mbyll kampionatin pa pësuar asnjë humbje, pasi ka regjistruar 28 fitore dhe 6 barazime.

Në vend të dytë t u rendit Shtutgarti që mundi 4-0 Borusia Mynshengladbah. Ndërsa Bajern Mynih u desh të ngushëllohej me vendin e tretë në renditje, pas humbjes 4-2 përballë Hofenhajm në transfertë.

Sa i përket fundit të renditjes, bie në sy suksesi i Mainz me shifrat 3-1 në transfertë ndaj Volfsburgut, ku Brajan Gruda shënoi gol dhe dha asist, duke ndihmuar ekipin e tij që të merrte pikët që i duheshin për mbijetesën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat