Elbasani ‘zbraz’ Tiranën

Futboll

Elbasani ‘zbraz’ Tiranën

Më: 18 maj 2024 Në ora: 18:33
Tirana

Elbasani ka nisur seriozisht punën për të ndërtuar skuadrën që do të marrë pjesë në Superiore.

Verdheblutë u shpallën kampion të Kategorisë së Parë, në një sezon që e dominuan totalisht së bashku me Bylisin.

Por, elita është gjë tjetër dhe diferencat janë shumë të mëdha, ndaj drejtuesit kërkojnë të futen fuqishëm në merkato për të krijuar një ekip konkurent.

Strategjia është të afrohen lojtarë të afirmuar në Superiore dhe këtë e kanë nisur që në janar me afrimin e Ardit Hilës nga Tirana. Bardheblutë janë kthyer në një ‘shënjestër’ të Elbasanit pasi edhe Bruno Lulaj duket shumë pranë kalimit në vendlindje.

Jo vetëm kaq, por edhe Leon Kozi është një dëshirë e madhe e drejtuesve. Tirana pritet të afrojë Angelos Tafas për kuadratin e portës, siç Neëwsport.al njoftoi ditë më parë, dhe me Kozin, Abdullahun e Selmanin do të ishte një mbipoullim i tepruar.

Për Kozin kontakte pati edhe në janar ku u bllokuan nga drejtuesit kryeqytetas, por tani situata është më ndryshe dhe mbetet të shihet nëse  ku u bllokuan nga drejtuesit kryeqytetas, por tani situata është më ndryshe dhe mbetet të shihet nëse do të ketë një marrëveshje. Gardiani 21-vjeçar ka edhe 1 vit kontratë me Tiranën, ç’ka favorizon bardheblutë në negociata].

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat